Si pjesën më të vështirë të punës ai e cilëson kumtimin e lajmit se një person është prekur me kancer dhe se duhet të trajtohet.
“Kjo është pjesa më e vështirë e pjesës sonë, pasi ne mund të jemi edhe subjektiv në këtë drejtim por sidoqoftë jemi qenie njerëzore, jemi njerëz, edhe pse jemi profesionistë dhe duhet të japim shërbime në këtë drejtim. Është pjesa më e vështirë e punës tonë, kontakti i parë me pacientin, ndoshta ne nuk jemi të parët që ua japim lajmin që ‘ke kancer dhe duhet t’i nënshtrohesh një trajtimi’, por jemi të parët që merremi me pacientin dhe tretmanin e tij. Se sa ia arrijmë këtë nuk e di, e dinë më mirë pacientët por është edhe shërbimi i psikologut të klinikës që disa vite por mundohemi që së bashku ta krijojmë atë anën humane në mes neve dhe pacientit që së paku të përjetohet më lehtë dhe në aspektin social pasi është sëmundje që ka ndjeshmëri, seriozitet dhe ka lidhje edhe familja, rrethi që i mbështet, etj”, thotë onkologu.
Ai flet edhe për mënyrën se si pritet lajmi nga pacientët.
“Raste na kujtohen pasi punojmë që sa vite me të sëmurët me kancer dhe nuk është e lehtë dhe varet kë e ke përballë, niveli i edukimit, shkollimit, familjarët që e shoqërojnë, sa ka pasur informata, sa i kanë dhënë informata, janë pra shumë faktorë që ndërlidhen me njëri tjetrin në atë komunikimin që ne mundohemi ta kemi me njëri tjetrin sa më të afërt dhe sa më human me pacientin”, shprehet Bislimi.
Ai ka një mesazh për të gjithë që vërejnë një ndryshim në trupin e tyre.
“Të mos hezitojnë ta kërkojnë ndihmën e mjekut për çdo ndryshim që e vërejnë në trupin e tyre, jo vetëm për kancerin e gjirit por për çdo sëmundje malinje, për shkak se tash te meshkujt janë edhe sëmundjet e tjera të prostatës, etj., prandaj për çdo ndryshim që kemi në trupin tonë të mos hezitohet dhe të kërkohet ndihma më e afërt”, përfundon onkologu Arben Bislimi./Gazeta Blic/
Këta janë faktorët që shkaktojnë kancerin e gjirit/ 30 të prekur vetëm gjatë tetorit rozë


