Lajme

Gruaja në Tiranë dhunon në mënyrë barbare qenin në ashensor

11/01/2023 12:57
nga:Y I

Një qytetare në Tiranë ka keqtrajtuar pa mëshirë qentë e saj në zonën e ‘Myslym Shyrit’.

Në video shihet gruaja e cila dhunon brenda në ashensor qenin në mënyrë barbare.

Siç duket nga video e publikuar, gruaja e godet qenin me shkelma, ndërsa e mban të lidhur.

Përballë këtyre pamjeve brutale, pritet që autoritetet përkatëse të marrin masa.