Lajme

Reagon sërish Behrami: Specialja po tenton t’i mbulojë dështimet në përballje me UÇK-në, të ndalet kjo marrëzi

10/31/2023 23:44
nga:Genita C

Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar sërish pas bastisjeve që bëri Gjykata Speciale në banesën e tij.

Ai ka thënë se këto bastisje janë kthyer në mjet të Speciales për të mbuluar dështimin në lidhje me përballjen me liderët e UÇK-së.

Derisa ka kërkuar që “të ndalet kjo marrëzi”, Behrami i falënderoi miqtë dhe familjarët “për kujdesin dhe mesazhet inkurajuese”.