Ka nisur ceremonia e ndarjes së çmimeve të Topit të Artë në Teatrin “Chatelet” të Parisit.
Trofeu i parë që është dhuruar në këtë ceremoni është ai “Kopa”, i cili i jepet futbollistit më të mirë të ri në botë, pra deri në 21 vjeç, shkruan GazetaBlic Sport.
Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham ka fituar trofeun “Kopa”, si lojtari më i mirë i ri në botë.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që më mbështetën në udhëtimin tim nga Birmingham, në Dortmund, tani në Real Madrid. Ka më shumë për të ardhur”, tha ai pas çmimit.
Kujtojmë se sivjet, Jude po kalon formë fantastike ku ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje me Real Madridin.
/GazetaBlic Sport


