Sporti

Arrestohen nëntë tifozë të Marseille pas sulmit ndaj Grosso dhe ekipit të Lyonit

10/30/2023 17:19
nga:Lorik J

Policia franceze ka arrestuar nëntë persona dhe është në kërkim të të dyshuarve të tjerë pasi Fabio Grosso dhe Olympique Lyon u sulmuan nga mbështetësit e Olympique Marseille.

Një incident i tmerrshëm i parapriu derbit të xhiros së 10-të të Ligue 1 midis Olympique Marseille dhe Olympique Lyonnais, i cili më pas u anulua. Trajneri i Lyon, Fabio Grosso është plagosur rëndë kur tifozët e OM kanë gjuajtur me gurë autobusin e vizitorëve.

Disa xhama u thyen dhe Grosso pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë, duke e lënë atë të mbuluar me gjak nga një plagë prej tre centimetrash e shkaktuar nga një shishe. Ndeshja u ndërpre dhe incidenti shkaktoi polemika të shumta.

Siç theksoi gazetari italian Gianluca Di Marzio, nëntë persona janë arrestuar tashmë nga policia franceze në lidhje me sulmin dhe kërkimi për të dyshuar të tjerë është ende në vazhdim.

Përveç Grosso-s dhe ndihmës trajnerit të tij Raffaele Longo, u lënduan edhe pesë policë.

/GazetaBlic Sport