Lajme

Prokuroria në Lezhë i sekuestron një personi pasuri në vlerë prej 500 mijë eurosh

10/30/2023 14:56
nga:N K

I është sekuestruar pasuria në vlerë prej 500 mijë eurosh, një personi në Lezhë i cili është nën hetim për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale”.

Sekuestrimi u bë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdikisionit të Përgjitshëm Lezhë.

Ndërsa ai është i dënuar nga autoritetet e angleze për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Hetimet ndaj tij kishin filluar më 26 Prill 2021 dhe iu vendos sekuestro preventive pronave të tij dhe familjarëve, raporton Tvklan.al.