Lajme

Specialja konfirmon bastisjet tek Blerim Shala dhe Bashkim Smakaj

10/30/2023 11:40
nga:G B

Prokuroria e Dhomave të Specializuara e ka konfirmuar operacionin e bastisjeve që po zhvillohet në Kosovë, tek shtëpitë e ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Blerim Shalës dhe Bashkim Smakajt.

Zëdhënësi Cristopher Bennett, në një përgjigje për Klankosova tha se operacioni po mbështetet nga policia e Kosovës dhe EULEX-it.

“Operacioni po vazhdon”, tha ai .