Lajme

Po bastiset edhe shtëpia e Bashkim Smakajt, ish shefit të AKI-së

10/30/2023 09:59
nga:Gazeta Blic

Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS në këto momente është duke bastisur shtëpinë e ish shefit të AKI-së, Bashkim Smaka.

Nuk dihen ende detaje veç pamjeve të bastisjes, me gjasë me urdhër të Zyrës së Prokorisë së Hagës.

Avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjen, por që nuk e din ende arsyen.

Më herët është bastisur edhe banesa e ish- këshilltarit të presidentit Thaçi, Blerim Shalës.

Gjykata Speciale kryen bastisje në banesën e Blerim Shalës