Lajme

Ngjarjet për ditën e sotme

10/30/2023 07:42
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 30 tetor 2023

Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Ora 09:00, Hagë)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban takimin e radhës. (Ora 09:00, Objekti i KGjK-së)

Mbahet marshi sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit me moton ” Zbulimi i hershem, mbijetesë”. (Ora 10:00, Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK mban protestë, kundër tenderimit të këtij sektori. (Ora 10:00, Para zyrave qendrore të KEK-ut, Prishtinë)

Punëtorët e KRM “Pastërtia” Ferizaj protestojnë për rritjen e pagave. (Ora 10:00, Para Kuvendit Komunal, Ferizaj)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, C301)

Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për medie. (Ora 13:15, Kabineti i Presidentes)

Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë mban takimin e dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Ora 13:30, Hotel “Sirius”, Prishtinë)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Ora 13:30, Objekti i KQZ-së)

Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve të sektorit privat mbajnë takim të jashtëzakonshëm lidhur me marrjen e vendimit për fillimin e protestave dhe grevave për rritjen e pagave. (Ora 14:00, Zyrat e Sindikatës, Prishtinë)

Kryeministri Albin Kurti, pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediet mund të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë. (Ora 14:40, Ndërtesa e Qeverisë)

Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e autorit Gani Kosumi. (Ora 18:00, Ateliea përballë Sallës së Kuqe, Pallati i Rinisë)

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shënon 21-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë në mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve vendore. (Ora 18:00, Hotel “Amazona”, Magj. Prishtinë -Mitrovicë)

Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e Gani Kosumit. (Ora 18:00, Salla e atelesë, Pallati i Rinisë, Prishtinë)

Mbahet ceremonia e lansimit të Strategjisë së Futbollit të Vajzave. (Ora 18:00, Hotel “Emerald”, Prishtinë)