Sporti

Frikë në Holandë: Futbollisti bie pa ndjenja në takimin AZ Alkmaar-NEC Nijmegen

10/29/2023 18:54
nga:L J

Bas Dost ka mbetur pa ndjenja në minutën e 90-të të ndeshjes AZ Alkmaar-NEC Nijmegen, në ndeshjen e xhiros së 10-të të kampionatit holandez.

Sulmuesi po bënte një paraqitje të shkëlqyer, me një gol dhe një asist, kur në fund përfundoi duke u rrëzuar pa ndjenja pranë rrethit të mesfushës. Shokët e skuadrës kanë njoftuar gjyqtarin, i cili sapo ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur, ka ndërprerë ndeshjen dhe ka urdhëruar futjen e ekipit mjekësor, përcjell GazetaBlic Sport.

Deri më tani bëhet e ditur se Bas Dost është i vetëdijshëm, me futbollistin 34-vjeçar që ka ngritur krahun në momentin që po largohej nga fusha, siç shihet në një nga pamjet.