Real Madridi është rikthyer në stërvitje këtë të enjte dhe fokusi ishte tek Bellingham, i cili e mbylli ndeshjen me SC Braga me një goditje.
Reprezentuesi anglez 20-vjeçar u stërvit i ndarë dhe ngriti alarmin tek tifozët, teksa të shtunën është derbi kundër Barcelonës, i arbitruar nga Gil Manzano, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, mesfushori bëri një deklaratë për të qetësuar tifozët.
“Do të jem në ‘El Clasico’”, siguroi ai në një intervistë për TVE.
/GazetaBlic Sport


