Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se takimet Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë në mënyrë që të ulen tensionet.
Haliti e tha këtë deklaratë sot, pak para fillimit të seances plenare të Kuvendit të Kosovës.
“Unë pres që të vazhdojnë takimet, të ulen tensionet dhe të mos luajnë asnjëri në veçanti Vuçiqi me të ardhmen e Kosovës”, tha Haliti.
Sipas Halitit, Vuçiqi është pengesa kryesore pse nuk ka zbatim të marrëveshjeve deri më tani.
“Vuçiq është mësuar çdo herë ta akuzojë Kosovën se gjoja nuk po i zbaton marrëveshjet, por e vërteta është se pengesë për mos-zbatimin e marrëveshjeve janë qëndrimet e Serbisë, qëndrimet e presidentit Vuçiq i cili në vazhdimësi përpiqet t’i minojë përpjekjet e Bashkësisë Ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje”, tha Haliti.
Scholz, Macron e Meloni takojnë së pari Kurtin e pastaj Vuçiqin – takimi nis në orën 14:00


