Lajme

Ramabaja: Vuçiqi është përkëdhelur për vite të tëra, qe 10 vite presioni vetëm mbi Kosovën

10/25/2023 21:36
nga:N K

Analisti Sadri Ramabaja tha se presidenti serb Vuçiq është përkëdhelur, ndërsa presioni që 10 vite ka rënë mbi Kosovën.

Ai tha se pala kosovare vazhdimisht ka bërë lëshime.

“Ishte përkëdhelë Vuçiqi për vite të tëra, ka 10 vite e sa që presioni është ushtruar vazhdimisht tek pala kosovare dhe unë e kuptoj se pala kosovare vazhdimisht ka bërë lëshime, deri në shkallën sa u devalvua njohja e të drejtës së shpalljes së pavarësisë, përkatësisht opininoni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pas së cilës defakto s’ka pas kuptim dialogu për një marrëveshje të tipit të 19 prillit vitit 2013…”tha ai në Pressing në T7.