Kanë përfunduar dy ndeshjet me fillim nga ora 18:45 në Ligën e Kampionëve.
Barcelona ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Shakhtar Donetsk, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 1. Torres dhe Lopez shënuan golat e fitores për ‘Blaugranët’, kurse Sudakov shënoi golin për ukrainasit.

Në ndeshjen tjetër, Feyenoordi triumfoi me rezultat bindës 3 me 1 ndaj Lazios. Gimenez shënoi dy gola në këtë takim, kurse Zerrouki shënoi golin tjetër për holandezët, kurse Pedro shënoi nga penalltia për Lazion.

/GazetaBlic Sport/


