Sporti

Goretzka operohet me sukses, nuk dihet ende sa do të mungojë

10/23/2023 13:18
nga:L J

Goretzka u aktivizua në ndeshjen kundër Mainzit në minutën e 59-të, ndërsa më pas në minutën e 75-të u largua nga fusha për shkak të lëndimit.

Pas ndeshjes, klubi konstatoi se futbollisti i tyre ka thyer krahun, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayerni ka bërë të ditur se gjermani ka kaluar me sukses një operacion dhe ende nuk dihet se sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Kujtojmë se Bayern fitoi ndaj Mainz me rezultatin 3:1.

/GazetaBlic Sport