Sporti

Alisson këshillon Mohammed Salah: Qëndro në Liverpool dhe thyejë të gjitha rekordet

10/23/2023 12:19
nga:L J

Alisson Becker i ka bërë thirrje Mohamed Salah që të qëndrojë në Anfield dhe në Liverpool për shumë vite të tjera.

Anësori i shënoi të dy golat në fitoren e derbit të Merseyside kundër Everton të shtunën.

“Ky djalosh është i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur që është në ekipin tonë. Shpresoj që ai të mund të thyejë të gjitha rekordet që janë para tij për sa kohë që ai mban fanellën e kuqe,” tha Alisson për faqen e klubit të Liverpool-it.

“Çdo tre pikë që mund të marrim është me rëndësi të madhe për ne”, shtoi portieri brazilian.

/GazetaBlic Sport