Lajme

Parashikimi i motit për sot

10/22/2023 07:36
nga:Genita C

Në orët e para të së dielës e deri në mëngjes, do të ketë reshje lokale shiu.

Siç raporton Meteo Kosova, në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, dhe nga mesi i natës do të ketë edhe erëra të forta në disa lokalitete.

“Në momente të caktuara rreth mesnatës pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, me shpejtësi deri në 85 km/h, me ç’rast mund të ketë edhe dëme materiale!”, thuhet në njoftim.