Sot rreth orës 14:00 është gjetur pa shenja jete një person në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti deklaroi se Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç.
“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 54 vjeç.Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes” deklaroi Ahmeti për “Gazeta Blic”


