Lajme

Bislimi takohet në Paris me emisarin francez për Ballkanin

10/20/2023 21:27
nga:Y I

Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccaz.

Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.

“Kontributi dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen shumë. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi për takimin.