Sporti

Manchester United do të jetë pa Casemiron kundër Sheffield United

10/19/2023 22:49
nga:L J

Manchester United ka njoftuar se mesfushori Casemiro ka qëndruar në Brazil për t’u rikuperuar sa më shpejt që të jetë e mundur nga një problem i vogël që e mori gjatë kohës që luante për kombëtaren e tij. Kjo e lë mesfushorin jashtë skuadrës për udhëtimin e ardhshëm te Sheffield United në fundjavë.

Braziliani 31-vjeçar pritet të kthehet në Carrington në fillim të javës së ardhshme për të rifilluar stërvitjet me skuadrën.

Megjithatë, ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me FC Kopenhagen, pasi mori karton të kuq në ndeshjen e mëparshme me Galatasaray (2:3).

Casemiro është një titullar solid për skuadrën e Erik ten Haag, me 11 paraqitje, 4 gola dhe 1 asistim në të gjitha garat që nga fillimi i sezonit.

Djajtë e Kuq kanë gjithashtu një lajm të mirë, me Sergio Reguilon dhe Sofian Amrabat që stërviten me ekipin. Spanjolli humbi 4 ndeshjet e fundit të skuadrës për shkak të lëndimit dhe Amrabat nuk luajti për Marokun për shkak të lëndimit.

/GazetaBlic Sport