Ronaldo Junior është lojtari i ri i ekipit U-13 të Al Nassr. Djali i sulmuesit të njohur portugez dhe lojtarit të ekipit të parë të, Al Nassr, ka nënshkruar për skuadrën e re të atij klubi saudit dhe lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet e tij sociale Fabrizio Romano, eksperti kryesor në botë i transferimeve.
Nga e premtja, Cristiano jr do të ketë të drejtë të luajë për ekipet U-13 dhe U-15 të klubit nga Riadi. I riu portugez do ta ketë ndeshjen e tij të parë në fanellën e klubit të ri të premten, kur djemtë e Al Nassr do të luajnë kundër bashkëmoshatarëve të tyre të Al Kadisiyah në hapjen e kampionatit U-13 të Arabisë Saudite, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Fabrizio Romano, Ronaldo dikur tha se do të dëshironte të luante në ekipin e parë të një klubi së bashku me djalin e tij. Ronaldo aktualisht është 38 vjeç dhe ka një kontratë me Al Nassr deri në vitin 2025, kështu që pritet që ai të vazhdojë të vazhdojë kontratën ekzistuese edhe për disa vite që kjo të ndodhë.
/GazetaBlic Sport


