Jose Mourinho do të largohet nga Roma në fund të sezonit, ka bërë të ditur Gianluca Di Marzio, një nga ekspertët më të mëdhenj të transferimeve.
Mourinho nënshkroi një kontratë trevjeçare me Romën në vitin 2021 dhe bëhet trajner i lirë në fund të sezonit.
“Një kontratë e re nuk do të ndodhë. Nuk ka negociata aktuale dhe nuk ka pasur asnjëherë. Prandaj, ata do të ndahen kur kontrata të përfundojë në qershor”, tha Di Marzio.
Mourinho kishte disa oferta nga Arabia Saudite këtë verë, por vendosi të qëndrojë në Romë.
“Kur Mourinho të jetë i lirë, klubet saudite me siguri do të provojnë përsëri. Pyetja mbetet se çfarë mendon Mourinho për të ardhmen e tij, nëse ai do të drejtojë një klub të ri evropian apo do të shkojë në Arabinë Saudite,” shtoi Di Marzio.
Mourinho deri më tani ka fituar 59 në 119 ndeshje me Roma, ka fituar Ligën e Konferencës në vitin 2022 dhe ka humbur finalen e Europa League në 2023.
/GazetaBlic Sport


