Sporti

Carlos Tevez pëson lëndim të rëndë në kokë, u rrëzua keq në vaskë

10/19/2023 11:57
nga:Mergim Rreci

Carlos Tevez, ish-lojtari i Boca Juniors, ka pësuar një aksident të rëndë këtë të mërkurë, pasi ka rënë në vaskë dhe ka pësuar një dëmtim në kokë.

Momenti ka ndodhur në mëngjes, në banesën e tij në San Isidro, kur ‘Carlitos’ Tévez humbi ekuilibrin dhe goditi kokën në qosh të vaskës, duke i shkaktuar një prerje në vetull dhe një traumë të rëndë në kokë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas shtypit argjentinas, trajneri i Independientes tani është në shtëpi dhe mjekët e kanë këshilluar të pushojë.

Trajneri është në dyshim për ndeshjen mes Independientes dhe River Plate, më 26 tetor në orën 01:00.

/GazetaBlic Sport/