Lajme

Vetëvendosje bojkoton seancën e jashtëzakonshme për mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës

10/19/2023 09:54
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje pritet ta bojkotoj seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet për propozim rezolutën për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës.

 

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic deputetë nga kjo parti politike.

 

“Është vendim i partisë që të bojkotohet kjo seancë”.

 

Në vazhdim e gjeni njoftimin e plotë të lëshuar për media nga ana Kuvendit:

 

Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

 

Për: Media

 

Lënda:  Njoftim

 

Data:  19  tetor  2023

 

Dita:  E  enjte     

 

·     Seancë e jashtëzakonshme

 

·     Vendi: Kuvendi i Kosovës

 

·     Koha: 10:00

 

1. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështjetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.