Ngjarjet e ditës: 19 tetor 2023:
Mbahet takimi i dytë i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturën Kombëtare për Informacionin Hapësinor. Marrin pjesw ministri i MMPHI, Liburn Aliu, Avni Ahmeti, zv.drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës etj. (Ora 09:30, Hotel “Emerald”)
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama me rastin e fillimit të sezonit të ngrohjes 2023/24, viziton Ngrohtoren e Kryeqytetit “Termokos”. (Ora 09:30, Zyrat e “Termokosit”, Prishtinë)
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton propozimin vendimit të Qeverisë për ratifikimin e tre anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Ora 09:30, Kuvendi i Kosovës, N204)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Kadastër të pronës së paluajtshme. (Ora 09:30, Kuvendi i Kosovës, N302)
Kuvendi i Kosovës mbanë seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditës, shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës. (Ora 10:00, Kuvendi Kosovës)
Mbahet panairi i artizanaleve. (Ora 10:00, Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)
Mbahet dita e tretë e festivalit “Dita e Gështenjës”. (Ora 10:00, Deçan)
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Ora 11:00, Ndërtesën e Kuvendit, salla e Grupit Parlamentar)
Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të panairit ndërkombëtar AGROKOS që mbulon sektorin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve. (Ora 11:00, Salla “1 Tetori”, Prishtinë)
Në kuadër të projektit ”Mbështetja e sektorit të blegtorisë në regjionin e Dragashit” Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA mban ceremoninë e shpërndarjes së pajisjeve për fermerët. (Ora 12:00, Brod, Dragash)
Kuvendi i Kosovës mban seanca plenare të rregullt. (Ora 13:00, Kuvendi i Kosovës)
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bën përurimin e disa rrugëve me kabëza. (Ora 14:00, Vushtrri)


