Sporti

Super lajm për Chelsea, dy yjet e ekipit gati për ndeshjen ndaj Arsenalit

10/18/2023 19:09
nga:L J

Skuadra e Chelseat u stërvit këtë të mërkurë dhe Pochettino tashmë kishte Reece James dhe Axel Disasi duke bërë punë në terren, pa kufizime.

“Blutë” kanë zhvilluar stërvitjen në përgatitje për derbin londinez ndaj Arsenalit, në xhiron e 9-të të Premier League, shkruan GazetaBlic Sport.

Axel Disasi ishte dëmtuar në ndeshjen kundër Burnley-t, të zhvilluar më 7 tetor dhe është sërish një opsion për boshtin mbrojtës të Chelseat.

Reece James, kapiteni i skuadrës së Chelseat, është dëmtuar në ndeshjen e parë të Premierligës, kundër Liverpool-it, pasi ka pësuar një dëmtim në kofshë.

/GazetaBlic Sport