Sporti

Shqipëria vazhdon me paraqitje fantastike, mposht Bullgarinë në ‘Air Albania’

10/17/2023 20:08
nga:Lorik J

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore në miqësoren e sotme ndaj Bullgarisë.

Shqipëria ka fituar sonte ndaj Bullgarisë në ‘Air Albania’ me rezultatin 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë duel e shënoi Qazim Laçi pas 41 minutave lojë – me një aksion shumë të bukur nga kuqezinjtë.

Ndërkohë, për ta mbyllur çështjen e fituesit në këtë duel e vulosi, Ernest Muçi, i cili realizoi një gol fenomenal nga distanca.

/GazetaBlic Sport