Lajme

E kanosë me armë dhe e godet gruan, arrestohet prishtinasi

10/17/2023 10:31
nga:N K

Është arrestuar një person në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij dhe ka kanosur me armë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muhamet Haxhaj” në kryeqytet dje rreth orës 16:00.

“Nga i dyshuari njësiti policor ka sekuestruar: një armë të gjatë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën në raportin 24 orësh të Policisë.