Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka vizituar sot lojtarët e kombëtares kuqezi, teksa i ka uruar ata për arritjet e fundit.
Batatina postoi disa fotografi me lojtarët – teksa i reagoi edhe ish lojtari, Klodian Duro, i cili dje tha se ai duhet të di fillimisht se a është trajner apo president i Llapit, e pastaj të mendoj për Kosovën, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se e respekton Duron si lojtar, por si trajner e ka mposhtur, teksa shtoi se është Wenger i Kosovës.
Ja postimi:
“Një takim sot në Tiranë me disa nga yjet dhe protagonistët e suksesit të Kombëtares Shqiptare, të cilët i urova për suksesin dhe arritjen që bënë krenar gjithë shqiptarët.
Për disa që nuk e dinë se çfarë roli kam, po ua bëj me dije se jam Arsene Wenger i Kosovës dhe Shqipërisë ndërsa President i klubit është Beqir Batatina.
Klodian Duron e respektoj si lojtar por si trajner e din ai sepse jemi ballafaquar me të dhe se si kemi kaluar në ndeshje kur e ka kërkuar topin nga 10 minuta e se ka gjetur në fushë.
Jam krenar me Kosovën dhe Shqipërinë por mos harroni se disa herë radhazi iu kam treguar se Lider lind dhe nuk bëhesh.
P.s Pres që së shpejti këta djem t’i kem kundërshar në fushë por në një ndeshje kontrolluese mes 2 Kombëtareve”, shkroi Batatina.
/GazetaBlic Sport


