Lajme

“Kurtit ia kishin fshirë emrin në Bruksel, Vuçiqi ia ndihmoi”, Janjiq flet për zgjedhjet të reja në veri

10/16/2023 13:20
nga:N M

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “tash është gati t’i bëjë çfarëdo lëshimi” Kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti, ka thënë analisti i njohur serb, Dushan Janjiq, në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Beta”.

Kjo për shkak të thirrjes së Vuçiq ndaj Listës Serbe që të marrin pjesë “sa më parë në zgjedhje”; thirrje kësaj që kjo parti politike iu përgjigj menjëherë. Janjiq thotë se Vuçiq bëri thirrje për zgjidhje “vetëm sa për të shmangur përgjegjësinë nga një numër gabimesh gjatë vitit”.

“Me këtë thirrje, Vuçiq legalizoi dhe inkurajoi Albin Kurtin për të vazhduar politikën e tij në veri të Kosovës; nga fakti se ai dmorri një pjesë të përgjegjësisë për situatën e keqe të sigurisë dhe atë politike në veri. Qëllimi i Vuçiqit është të shpërqendrojë vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare nga procesi gjyqësor kundër Milan Radojiçiqit, e tëra kjo në dëm të popullit serb në Kosovë”, ka thënë Janjiq.

Opinionisti serb tha se Kurti “është politikan i fshirë” nga lista e Brukselit dhe se Vuçiqi “nuk është dashur t’ia ndihmojë”.

“Kur Josep Borrell e dëboi Kurtin nga zyra e tij, pasi ky i fundit i kërkoi zëvendësimin e Miroslav Lajçakut, Kurtit ia fshinë emrin nga Brukseli. Vuçiqi është dashur të dijë këtë dhe të mos ia ndihmojë me këtë çështjen e zgjedhjeve”, ka thënë Janjiq.

Opinionisti serb thotë se tashmë Vuçiqi është i hapur për t’i bërë “çfarëdo koncesioni” Kurtit pas sulmit të Banjskës më 24 shtator.

“Serbët në Kosovë janë tejet të shqetësuar sepse e kuptuan që Beogradi nuk ka më përgjigje dhe fuqi t’u sigurojë ndofarë ndihme. Lista Serbe nuk është më lojtar politik. Tash do të ishte mirë që serbët në Kosovë të zgjedhnin përfaqësuses të ri politik, të cilët nuk janë të përfshirë në krim dhe në Beograd”, ka thënë Dushan Janjiq.

“Grup terrorist i organizuar mirë” / Sveçla publikon fotografi të minave dhe “pajisjeve të sofistikuara” të konfiskuara në Veri