Sporti

E dhimbshme: Futbollistit brazilian i vdes djali i vogël pas aksidentit

10/16/2023 12:09
nga:E K

Naldo Pererira, futbollisti brazilian i skuadrës turke Antalyaspor është goditur nga një fatkeqësi e madhe.

Djali i tij i vogël, Davi, ka humbur jetën pas një aksidenti që pësoi një muaj më parë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi turk që ka ngushëlluar futbollistin e tyre me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

“Nuk do të të harrojmë Davi! Me dhimbje të thellë mësuam lajmin se ka ndërruar jetë djali i futbollistit tonë Naldo Pereira, Davi, i cili u aksidentua muajin e kaluar. Zoti e mëshiroftë Daviun e vogël; I shprehim ngushëllimet tona futbollistit Naldo dhe familjes së tij, veçanërisht fansave, të afërmve dhe komunitetit të tij” – ka shkruar Antalyaspor.