Një tërmet tjetër ka goditur Afganistanin perëndimor, disa ditë pasi dy lëkundje të mëdha në rajon vranë më shumë se 1000 njerëz.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) thotë se tërmeti me magnitudë 6.3 ballë ra në afërsi të qytetit të Heratit. Goditja ishte në një thellësi prej 6.3 km (katër milje).
Të paktën një person ka vdekur nga tërmeti ndërsa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tërmeti i së shtunës së kaluar goditi Zindajan, një lagje rurale rreth 40 km larg Heratit. Lëkundjet bënë që shtëpi të tëra, të ndërtuara me baltë, të shkatërroheshin.
Afganistani është goditur kohët e fundit disa herë nga tërmeti, ku të vdekur kanë mbetur shuëm njerëz, mes tyre gra e fëmijë./Euronews.albania/


