Lajme

ShBA do të evakuojë amerikanët në Izrael përmes detit

10/15/2023 11:08
nga:G B

Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të evakuojë shtetasit e saj nga Izraeli në Qipro përmes detit.

Kështu ka bërë të ditur ambasada e ShBA-së në Izrael, shkruan CNN.

Sipas njoftimit të ambasadës, qytetarët amerikanë dhe familjet e tyre do të jenë përgjegjës për organizimin e udhëtimit të tyre.