Lajme

Parashikimi i motit për sot

10/14/2023 07:10
nga:Y I

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.