Lajme

Osmani nesër i pret në takim senatorët Shaheen dhe Welch

10/12/2023 18:10
nga:Sh R

Në Kosovë nesër për vizitë do të qëndrojnë senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se ata do të priten në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Takimi do të fillojë nga ora 09:15 dhe do të ketë deklarim për media.