Lajme

Mos pjesëmarrja e VV-së në seancë/ Analisti politik: Po anashkalohen kërkesat e policisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare, për përfitime politike

10/12/2023 21:45
nga:Sh R

Lëvizja Vetëvendosje sot nuk ka marrë pjesë në seancën ku do të diskutohej për rezulotën për Policinë e Kosovës, me arsyetimin se opozita nuk i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

Analisti politik, Fidan Ukaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se janë shumë të rëndësishme të dy çështjet, dhe se janë shumë të arsyeshme dhe urgjente për t’u plotësuar.

Ai ka thënë se edhe kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që e rregullojnë jetën e qytetarëve dhe po ashtu kërkesat e policisë janë shumë të arsyeshme dhe urgjente për t’u plotësuar.

“Mendoj se dy çështjet janë shumë të rëndësishme, qoftë kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që e rregullojnë jeten e qytetarëve përmes atyre projekteve që do të financoheshin përmes këtyre marrëveshjeve, e po ashtu kërkesat e policisë janë të arsyshme e shumë urgjente për t’u plotësuar”, tha ai për Gazeta Blic.

Tutje, ai ka thënë se më shumë është një lojë politke  e pushtetit dhe e pozitës, ku thotë se këto çështje më së paku duhet të përdoren për lojëra politike.

“Po mendoj se më shumë është lojë politike edhe e pushtetit edhe opozitës, kur më së paku duhet të përdoren për lojra politike këto çështje, qoftë marrëveshjet ndërkombëtare e po ashtu kërkesat e policisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Ukaj thotë se po anashkalohen kërkesat e policisë dhe marrëveshjet ndërkombëtare, për përfitime politike.

“Mendoj se më shumë janë lojëra politike pozitë – opozitë duke keqpërdorur mandatin e deputetit për përfitime politike e duke i anashkaluar qoftë kërkesat e policisë e po ashtu marrëveshjet ndërkombëtare, për përfitime politike”, u shpreh ai për Gazeta Blic.