Hamasi iu përgjigj në mënyrë sfiduese të enjten njoftimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se ai dhe lideri i opozitës Benny Gantz kishin formuar një qeveri të unitetit kombëtar për të udhëhequr vendin në luftën e tij kundër grupit militant Hamas.
Zyrtarët e Hamasit u zotuan se fronti i bashkuar i Izraelit nuk do të “frikësonte apo pengonte rezistencën”, raporton Associated Press.
“Ne jemi përgatitur për këtë sulm për vite me radhë”, tha Mohammad Nazzal, zyrtar i lartë i Hamasit.
“Luftëtarët e rezistencës janë përgatitur të përfshihen në betejat më të egra për shumë muaj”.


