Lajme

Mbi 1200 të vrarë në Gaza

10/12/2023 09:02
nga:Y I

Më shumë se 1200 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli nisi sulmet ajrore të shtunën, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

5,339 të tjerë janë lënduar, shkruan BBC.

Ndërkohë, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se më shumë se 338,000 njerëz janë zhvendosur – shumica janë strehuar në spitale dhe shkolla të OKB-së.