Lajme

Halilaj tregon se çfarë u gjet nga Zyra e Auditorit

10/11/2023 20:34
nga:G B

Zëvëndësauditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, në emisionin “Info Magazine”, ka treguar për natyrën e gjetjeve të kësaj zyre duke veçuar raportimin financiar të parasë publike si dhe të tjera.

“Disa prej gjetjeve të cilat i përcjellim ndër vite, mund të jenë gjetjet që kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien, apo ne e ndërlidhim këtë me raportimin financiar i cili është obligim qoftë ligjor apo edhe procedural“, tha Halilaj në emision.

Ai shtoi se gjetjet e fushës së prokurimit përfshijnë diku rreth 40 për qind të buxhetit total të Republikës së Kosovës.

Halilaj përmendi si çështje menaxhimin e pasurisë publike, mosregjistrimin dhe mosidentifikimin e pronave të cilat janë pjesë e pronësisë publike.