Lajme

Kushtet e mjerushme të familjes Gara nga Fushë-Kosova, e moshura flet për gjendjen në të cilën ndodhen

10/11/2023 14:24
nga:Y I

Rrahime Gara nga ‘Lagjja 28’ e Fushë-Kosovës, jeton në kushte të vështira ekonomike së bashku me familjen e saj 17 anëtarëshe.

Ajo tha për “Gazeta Blic” se s’ka pajisje elektroshtëpiake dhe se jeton me vetëm 95 euro pension.

E moshura tha se s’ka shkuar askush për t’i vizituar dhe parë gjendjen e tyre.

“Gjendja jonë shumë e ligë është, shpi të mirë nuk kam. Jemi 17 anëtarë në një shpi, shpija më është djeg dhe s’ka ardhë askush me më vizitu. Shpija më është djeg në rastin e vdekjes së djalit, e kam mbulu dhe ‘ujdis’ si kam mundur me të falna. Shumë gjendjen e kam të rëndë s’ka ardhë kush me e çele derën me më pa si jemi. Nusen e madhe që i ka vdek burri është e sëmurë nga diabeti dhe ia kanë ndalë socialin edhe psi i takon. Edhe i ka vdek burri, edhe ja ka lënë fëmijët jetima, të gjithë fëmijët ku po munden po punojnë, asnjë të ardhur nuk kemi. Unë i marr vetëm 95 euro pension”

“Shpijat e mija nuk kanë as dyer e as dritare të mira, asgjë nuk kemi. Njëherë kanë ardhë nga komuna e Fushë-Kosovës dhe ju kemi kërku ndihmë për me rregullu shpinë, por kurrë s’ka ardhë askush. S’kam as shporet të strujës, as frizider, krejt llum e kam këtë shporet, dhe s’ka ardhë askush me na pa” tha e moshuara për “Gazeta Blic”