Sporti

Rrëfimi dramatik i një futbollisti nga Izraeli: Humba këmbën nga granatat që i gjuajtën

10/11/2023 09:57
nga:L J

Të shtunën (7 tetor), Izraeli u sulmua nga organizata terroriste Hamas. Sipas raporteve aktuale, pothuajse një mijë njerëz kanë vdekur.

Gati tre mijë u plagosën. Mes tyre është edhe Ben Binyamin, një futbollist i ekipit MS Kiryat Yam (niveli i ligës së tretë në Izrael), përcjell GazetaBlic Sport.

Ndërsa fshihej prej sulmeve në një strehë, Binyamin u godit nga një granatë dhe humbi një këmbë.

“Ishim 40 veta në bunker derisa na hodhën granata”, pranoi ai në një intervistë për one.co.il.

“Pashë skena me pjesë të trupit që ishte e vështirë për t’u përshkruar. Edhe sot e kësaj dite, është e vështirë për mua të përpunoj atë që kemi kaluar” shtoi ai.

28-vjeçari ishte në një festival muzikor pranë Rripit të Gazës me vëllain dhe të dashurën e tij gjatë sulmit të Hamasit.

Shtojmë se futbollisti dhe partnerja e tij janë dërguar në spital, ndërsa vëllai i tij ka arritur të evakuohet dhe të shpëtojë nga granatat. Binyamin tani përballet me një periudhë të gjatë rehabilitimi.