Sporti

Legjenda e futbollit turk, Burak Yilmaz mori drejtimin e Besiktasit

10/11/2023 08:04
nga:L J

Pas shkarkimit të trajnerit të tyre Senol Gunes, Besiktas zyrtarisht emëroi ish-futbollistin legjendar turk Burak Yilmaz si zëvendësues të tij.

Yilmaz u bë asistent i Gunes në korrik të këtij viti pasi përfundoi karrierën e tij në skuadrën holandeze Fortuna Sittard.

Ai ka luajtur në të katër gjigantët turq – Besiktas, Fenerbahçe, Galatasaray dhe Trabzonspor. Ai ka përvojë si futbollist në Kinë, Francë dhe Holandë.