Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet me Çekinë të enjtën nga ora 20:45, në kuadër të grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Në këtë ndeshje, kombëtarja kuqezi ka përkrahjen masive nga shqiptarët anembanë. Në këtë ballafaqim do jetë prezent edhe Gazmend Dalipi nga Prishtina, i cili është tifoz i flaktë i Shqipërisë dhe nuk mungon në takimet e kombëtares.
Në një video-intervistë për ‘GazetaBlic’ emocionet që ia dhuron kombëtarja kuqezi në secilin ballafaqim, teksa thotë se ndaj Polonisë ai ishte në lot kur Daku realizoi gol.
“Çdo ndeshje e ka emocionin e vet, kam mendu që ndeshja ndaj Greqisë m’i ka dhuruar emocionet më të forta, por interesant ndeshja e fundit me Poloninë m’i qiti lotët, nuk e di as vet, veç e kam pa veten tu qajtë, reagimi i Dakut”, tha fillimisht Dalipi.
“Lojtarët erdhën fiks te ne me festu dhe ishte speciale”, shtoi ai.
“Me ndihmën e tifozëve, Shqipëria do të kalojë. Nëse kualifikohemi në Gjermani, atje do jetë spektakël, veç a ka bileta, sepse do jemi si vendas, kjo nuk diskutohet”, përfundoi Dalipi.
Më poshtë mund të ndiqni intervistën e Gazmend Dalipit për kombëtaren shqiptare:


