Lajme

Raci: Ndërkombëtarët kanë dëshmi të mjaftueshme për ta ndëshkuar Serbinë për sulmin në Banjskë

10/09/2023 22:08
nga:G B

Analisti politik, Gazmir Raci, ka komentuar faktin që ndaj Serbisë ende nuk janë marrë masa nga BE, për sulmin terrorist në Banjskë.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se dëshmitë e ofruara mjaftojnë që Serbia të ndëshkohet për këtë sulm.

“Unë besoj që dëshmitë e ofruara për publikun çdo ditë mjaftojnë për ta ndëshkuar Serbinë për sulmin terrorist dhe agresion ndaj Kosovës. Kosova po ashtu ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rolin e Serbisë në sulmin e Banjskës”, thekson ai.

Raci vlerëson se faktori ndërkombëtar e ka informacionin e saktë se ishte Serbia ajo që qëndroi pas këtij sulmi terrorist dhe tentoi të krijojë një Donbas të ri në Ballkanin Perëndimor.

“Institucionet e sigurisë së Kosovës duke qenë se kanë qenë të bashkërenduar me KFOR-in dhe EULEX-in, tashmë faktori ndërkombëtar e ka informacionin e saktë që Serbia ishte prapa atij sulmi terrorist, që tentoi të krijojë një Donbas të ri në Ballkanin Perëndimor me gjithë atë arsenal ushtarak, të prodhuar nga vetë kompanitë e industrisë ushtarake serbe”, deklaron analisti Gazmir Raci./Gazeta Blic/

Ende pa masa ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë/ VV reagon ndaj BE-së: E pakuptimtë dhe joserioze, Serbia të mos ledhatohet – thirrja e fundit që t’i dorëzojë terroristët

Arifi: BE nuk vendos masa pa përfunduar hetimet, i rëndësishëm insistimi për zbardhjen e sulmit terrorist në Banjskë