Lajme

Arifi: BE nuk vendos masa pa përfunduar hetimet, i rëndësishëm insistimi për zbardhjen e sulmit terrorist në Banjskë

10/09/2023 21:16
nga:G B

Ish kryenegociatori i dialogut Kosovë-Serbi, Avni Arifi, thotë se është i rëndësishëm insistimi i BE-së për zbardhje të sulmit terrorist në Banjskë.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se dihet që grupit terrorist s’do të mund të arrinte atë nivel parapërgatitjeje, pa mbështetje të Serbisë.

“Ndriçimi i plotë i të gjitha rrethanave të 24 shtatorit është tepër me rëndësi andaj është shumë me rëndësi insistimi i BE-së për zbardhjen e rastit. Ne dhe të gjithë ata që i njohin rrethanat në Serbi dhe në Kosovë e dimë shumë mirë se grupi terrorist nuk ka mundur të arrijë kurrë atë nivel përgatitje pa mbështetje të shtetit serb dhe pikërisht për të mos u përsëritur më është me rëndësi që çdo gjë të ndriçohet”, potencon ish ambasadori Arifi.

Sipas tij, BE nuk vendos masa para përfundimit të hetimeve, duke shtuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i ofrojë të gjitha argumentet.

“BE nuk vendos masa pa përfunduar hetimet. Është me rëndësi të posaçme që Qeveria e Kosovës të ofrojë të gjitha argumentet që ka në kohë dhe në mënyrë sa më profesionale”, deklaron Avni Arifi./Gazeta Blic/

Ende pa masa ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë/ VV reagon ndaj BE-së: E pakuptimtë dhe joserioze, Serbia të mos ledhatohet – thirrja e fundit që t’i dorëzojë terroristët