Lajme

Si e nisi Hamasi sulmin e befasishëm ndaj Izraelit?

10/09/2023 14:09
nga:N K

Militantët e armatosur nga Gaza filluan një sulm të befasishëm ndaj Izraelit në mëngjesin e së shtunës, duke vrarë ushtarë izraelitë dhe duke marrë pengje.

Ushtarët izraelitë në pikat kufitare duket se ishin zënë në befasi nga sulmi, i cili u krye duke përdorur drone, granata dhe raketa, raporton CNN.

Ata pushtuan gjithashtu bazat ushtarake pranë kufirit, duke kapur automjete ushtarake dhe duke u vënë zjarrin tankeve.

Në disa raste, luftëtarët përparuan për disa metra në komunitetet pranë gardhit të sigurisë që ndan Gazën nga Izraeli, duke marrë civilë robër.