Sporti

Thuram shpjegon pse zgjodhi Interin para PSG-së dhe çfarë po mëson në Serie A

10/09/2023 10:46
nga:L J

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram ndjen se tashmë është përmirësuar që kur iu bashkua Nerazzurrëve dhe shpjegon pse u transferua në San Siro në verë, pavarësisht interesimit nga shumë klube të tjera, përfshirë PSG-në.

“Kam folur me shumë klube dhe nuk ishte një zgjedhje e lehtë. E dija se do të përcaktonte karrierën time dhe e di që mora vendimin e duhur”, u përgjigj Thuram.

“Italia po më mëson të jem specifik në punën time. Kjo është një nga arsyet pse zgjodha Interin. Kjo do të më ndihmojë të vendosem në një rol qendror. Më sjell edhe gjëra të tjera. Në Itali, më është kërkuar të mbaj topin, t’ua kaloj mesfushorëve dhe të sulmoj hapësirën. Është një përzierje e shumë gjërave. Më është dashur të mësoj metoda të reja dhe jam përmirësuar shumë në vetëm disa muaj këtu”.

Thuram është bërë menjëherë titullar i rregullt me ​​Lautaro Martinez, golashënuesi aktual i Serie A dhe lojtari më produktiv në ligë në 2023.

“Lautaro është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai është një lojtar shumë teknik dhe di si të lidhet me shokët e tij”, tha Thuram.

Thuram shënoi golin e tij të parë për Interin në derbin e fundit della Madonnina kundër Interit, të cilin Nerazzurrët e fituan 5-1.

Goli i tij i parë në Ligën e Kampionëve për gjigantët e Serie A erdhi në fitoren 1-0 kundër Benfica-s në San Siro javën e kaluar.

/GazetaBlic Sport