Lajme

Sfida e madhe botërore!

10/08/2023 12:32
nga:Hisen Berisha

Sulmi ndaj Izraelit është sulm terrorist, të cilin e dënojmë me tërë gjykimin njerëzor e ligjor.
“Hamasi” është organizatë terroriste, që mori përgjegjësinë për sulmin, dhe e cila sa më shpejt duhet zhdukur.

Shprehë solidarizimin dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin e Izraelit!

Ne, në Kosovë, e kuptojmë më së miri se çka është të kemi fqinjë armiqësor.

Kjo u pa me rastin e 24 Shtatorit, kur një grup i armatosur ushtarak serb e kriminel të shpallur si terrorist nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Qeveria Kosovës, të sponsorizuar nga Serbia, kryen sulm mbi Policinë e Kosovës, ku për pasoj pati të vrarë e të plagosur, u cenua integriteti, sovraniteti dhe siguria nacionale e vendit.

Sipas informatave nga mediat dhe kontaktet informale me Jerusalemin, terroristët e “Hamas” nga Rripi i Gazës, me mijëra raketa sulmuan Izraelin të Shtunën në mëngjes dhe një numër i caktuar militantësh palestinez depërtuan në territorin e Izraelit në pjesën jugore të vendit.
Me qindra qytetarë izraelit kanë mbetur të vdekur, e shumë janë plagosur, për çka dhe Kryeministri i Izraelit z. Natanjahu ka deklaruar se Izraeli është në luftë!

Është tepër hamendësues dhe për tu habitur “dështimi” i inteligjencës izraelite, në prevenimin e sulmeve, që njihet si shërbimi më i fortë në Botë.

Pastaj i shqetësuar shtroj pyetjen indikativë se, si është e mundur që Vulini, të vizitoj Jerusalemin si turist për të marr pjesë në një ceremoni kishtare, ndërkohë që është shef i shërbimit sekret shtetërorë serb BIA?! Po ashtu, është në listën e zezë të SHBA! Edhe ketë e shoh si dështim të inteligjencës Izraelite, nëse u ka kaluar pavërejtur. Shtrohet dilema nëse Vulin mori informacione për ti shërbyer “Hamas”?! ngase ky po shihet edhe si operatori i invazionit ushtarak të terroristëve serb në Kosovë të cilin vartësi i tij Radojciq po përpiqet ta lidhë edhe më një kriminel të listës së zezë të SHBA, presidentin e Republikës Srbska në Bosnje Milorad Dodik.

Në Dhjetor të viti të kaluar, Ministri i jashtëm i Iranit ka qenë në vizitë në Beograd dhe janë marrë vesh për blerjen e “dronëve” të Iranit nga Serbia.

Nga këto zhvillime, supozoj se fitimtar të këtij konflikti, nëse merr përmasa të një lufte në Lindjen e Mesme do të jenë shtetet sponsorizuese të terrorizmit si: Irani, Rusia, Serbia.

Kjo, meqë Vuçiqit do ti kërkohet garanci nga diplomatët ndërkombëtarë që pritet të zbarkojnë në Beograd, që Ushtria serbe nuk do ti synoj kufijtë e Kosovës.
Ketë garanci do t’ia kërkojnë edhe amerikanët, dhe do të marrin garancinë nga Vuçiqi me të njëjtat kushte, si në rastin kur ndodhi konflikti në mes Rusisë dhe Ukrainës. Ndër kushtet që pritet të përfitoj Serbia është që të mos i vihen sanksionet.
Me ketë Vuçiq do ta përmirësoj reputacionin e rrënuar pas ngjarjeve të 24 Shtatorit dhe i shpëton sanksioneve të paralajmëruara nga BE dhe SHBA.

Kurse në raste luftës atje, atëherë një luftë e re në rajon është interes strategjik rus, për ta shkërmoqur koncentrimin e mbarë botës demokratike kundër Rusisë në Ukrainë.

Por, kjo do të ketë pasoja për Kosovën pasi vëmendja Amerikane do të përqendrohet në Izrael.

Në analizën time një vlerësim tjetër është se, Palestina është frymëzuar nga shtetet e lindjes së mesme dhe Azisë, sponsorizuese të ekstremizmave siç është Irani, Rusia, etj. që të filloj një ofensivë ndaj shtetit Izraelit.

Por, duke e njohur fuqinë ushtarake të Izraelit dhe mbështetjen nga SHBA dhe bota demokratike, kjo do të jet një kurth, që do të kthehet në varr për Palestinën, organizatat terroriste dhe vendet sponsorizuese si Irani, Rusia e vende tjera, që janë partnere në krimet terroriste. Sepse, kundërofensiva e Izraelit do të jet një tragjedi e madhe për Palestinën dhe organizatat e sponsorizuara terroriste.
Palestina do shndërrohet në një vatër, ku shtetet e predisponuara armiqësisht ndaj SHBA-ve do i testojnë fuqitë, e tyre ndaj armëve izraelite dhe atyre amerikane.

Kjo dihet, që do të ishte një luftë e shkurtër, por me shumë viktima.

Në fakt, Rusia e dëshiron Izraelin në një luftë, po ashtu dëshiron që Izraeli të përdor armë kimike bërthamore ndaj Palestinës ose shteteve tjera sponsorizuese të terrorizmit, që më pastaj Rusia të marr pretekst që të veproj me të njëjtat armë (bërthamore) ndaj Ukrainës, ku me armë konvencionale, po e humbet luftën, ndaj dhe po i duhet të mbrohet me armë bërthamore.
Kjo nuk duket se është e rastësishme, që një shtet si Izraeli të sulmohet nga shtetet e Ligës Arabe.
Unë besoj thellësisht në fuqinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, se do të arrijnë ta mposhtin “Hamsin”, dhe do e mposhtin edhe Iranin e shtete tjera si sponsorizuese të terrorizmit.