Sporti

Sepp Blatter ‘sulmon’ FIFA-n për organizimin e Kupës së Botës: Kjo është absurde

10/08/2023 10:55
nga:L J

Ish Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka kritikuar vendimin e organit drejtues të futbollit botëror për të mbajtur Kupën e Botës 2030 në gjashtë shtete në tre kontinente. Maroku, Spanja dhe Portugalia janë emëruar nikoqirë të turneut 2030, por ndeshjet e para do të luhen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj për të shënuar njëqindvjetorin e turneut, tha FIFA në një njoftim surprizë të mërkurën.

Vendimi u kritikua nga Sepp Blatter, i cili shërbeu si president i FIFA-s nga viti 1998 deri në 2015 para se të shkarkohej pas një hetimi korrupsioni. “Është absurde të prishësh Kupën e Botës në këtë mënyrë. Finalja e Kupës së Botës duhet të jetë një ngjarje kompakte,” tha Blatter për gazetën zvicerane SonntagsBlick, duke shtuar se ishte e rëndësishme për identitetin e ngjarjes, për organizimin dhe për vizitorët.

Blatter, dikur një nga figurat më të fuqishme të futbollit, kritikoi më parë FIFA-n për dhënien e kampionatit të 2022 Katarit, duke thënë se vendi i Lindjes së Mesme ishte thjesht shumë i vogël. 87-vjeçari tha se turneu 2030 duhet të mbahet në Amerikën e Jugut, duke shënuar 100 vjetorin e turneut të parë të organizuar dhe fituar nga Uruguai: “Për arsye historike, Kupa e Botës 2030 duhet të kishte shkuar ekskluzivisht në Amerikën e Jugut”.

/GazetaBlic Sport