Sporti

Goli ndaj Fulham, Broja pritet të jetë titullar edhe sot në formacionin e Chelsea

10/07/2023 10:24
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka bërë një rikthim “ëndrrash” pas dëmtimit.

Broja e nisi sfidën ndaj Fulhamit në Premier League si titullar dhe pikërisht në atë sfidë, që Chelsea e fitoi me rezultatin 0-2 në transfertë, ai shënoi dhe tregoi një super formë.

22-vjeccari mori një dëmtim të lehtë në atë ndeshje dhe për të mos rrezikuar u largua nga fusha e blertë në minutën e 65’, por mesa duket asgjë nuk ka qenë serioze, me Brojën që është gati të japë maksimumin këtë të shtunë.

Sulmuesi “kuqezi” është gati për të vazhduar misionin e tij me “blutë” e Londrën, e pse jo ndoshta edhe për të “blinduar” rolin e titullarit, pasi që pritet të luajë nga minuta e parë edhe sot ndaj Burnley.

Chelsea do të përballet në transfertë me Burnley, duke nisur nga ora 16:00, me Armando Brojën që pritet të jetë në formacionin e Pochettinos, me trajnerin argjentinas që e ka shprehur shpesh herë simpatinë për shqiptarin.